Alma Lama drejtuar Kurtit: Letra e Erdoganit nuk duhet të merret si detyrim

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama, ka deklaruar se letra e presidentit turk, Recep Taip Erdogan drejtuar Albin Kurtit në lidhje me lokacionin e ambasadës së Kosovës në Izrael nuk duhet të merret si “detyrim”, por vetëm si “qëndrim i Turqisë”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Lama tha se Kosova duhet të jetë në linjën e interesave strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas saj, Turqia ka raporte të mira me Rusinë e Vladimir Putinit.

“Partneri jone kryesor eshte SHBA dhe ne duhet te koordinohemi me ta, ne raport me Izraelin”, ka shkruar Lama në Facebook.

Kryeminsitri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, kanë uruar Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të dy letrat kishin “shpresa të kundërta”, i pari e ftonte Kurtin në inaugurimin e ambasadës së Kosovës në Izrael, ndërsa Erdogan shpresonte që pas “rishqyrtimit të vendimit”, Kosova do t’i shmanget këtij lokacioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *