Ja e vërteta e deputetit “kauboj” të ASH-së nga Saraji! (FOTO)

Ja e vërteta e deputetit “kauboj” të ASH-së nga Saraji! (FOTO)

Sot gjatë ditës ka qarkullues lajmi dhe reagimi i deputetit të ASH-së Abdulla Saliu i cili ka qenë me familjen e tij për qëndrim në Kosovë, se si kryeshefat e policisë kufitare në vendkalimin kufitarë Bllacë, Qamuran Haredinovski dhe Agim Bardhi e kanë maltretuar atë gjatë hyrjes në vend, duke u bërë kështu viktimë me faktin se ai është deputet dhe se policia nuk e ka përfillur aspak, shkruan Zhurnal.

Ai thotë se është mbajtur në kufi përplot 20 minuta edhe pse që nga fillimi u kishte treguar pasaportën diplomatike si deputet që është.

“Fillimisht polici nuk pranonte t’i merrte dokumentet, mi hodhi përtokë dhe më tha hyr vet tek shefat. Pastaj pas një kohe i mori dhe i dërgoj për kontroll. Dolën Qamuran Haredinovski dhe Agim Bardhi, ftuan edhe një shef tjetër dhe me tu afruar i treguan se jam deputet i opozitës. Më thanë kinse kam shkelur rregulloren dhe më kërcënuan se do të më shënojnë vërejtje dhe për mua do të raportojnë në zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Pastaj më thanë, nuk ka lidhje se je deputet, nëse duam të kryejmë punë nëse jo të mbajmë këtu”, tha Saliu.

Por e vërteta si duket qëndron ndryshe pasi që Zhurnal ka siguruar raportin e Policisë në të cilën thuhet qartë se deputeti nuk ka dashur të presë rradhë në kufi dhe është sjell në stilin si kauboj edhe pse ka paraqitur udhëtim zyrtarë ai në fakt ka qenë me familjen e tij për shëtitje dhe nevoja private.

Dokumenti zyrtarë në vazhdim:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *