Milaim Zeka: PDK duhet ta votojë qeverinë e Kurtit dhe të qëndrojë në opozitë

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka thotë se beson që pas numërimit të votave të diasporës Vetëvendosje e Albin Kurtit do të sigurojë edhe dy ulëse në Kuvendin e Kosovës.

“Besoj që pas numërimit të votave të diasporës, ma merr mendja që Vetëvendosje do t’i merr edhe dy deputetë. Personalisht jam idhtarë që qeveria të formohet pa asnjë koalicion me partitë shqiptare. Çdo parti shqiptare cilado qoftë prej tyne që hynë në koalicion me Vetëvendosjen hynë vetëm për të sabotu vetëm do ta luftonte edhe qeverinë edhe Lëvizjen si lëvizje, kështu që mendoj se është shumë më në rregull që Albin Kurti e ba qeverinë vet me 2-3 minoritar, të komuniteti boshnjak ose ai këndo që don me e marrë”, ka thënë Zeka

Sipas tij, secila parti që do të bënte koalicion me Lëvizjen e Kurtit, vetëm se do ta dëmtonte atë. këta e kanë partinë që kanë qenë në pushtet.

Të gjitha partitë e PAN-it e kanë luftu njëra-tjetrën brenda për brenda kuvendit dhe qeverisë, një milion herë më shumë se sa që ato i ka luftu LVV, e kanë vetëm me sabotu, vetëm me luf tu, për shembull Ramush Haradinaj ka qenë vëtëm kryeministër i ministrive që AAK i ka pas, PDK ministrat e PDK-së dhe janë konsultu vetëm me Kadri Veselin. Kështu që qeveritë e atilla mos ardhshin kurrë”, shtoi ai

Zeka thotë se PDK duhet ta votojë qeverinë e Kurtit.

“PDK duhet ta votojë qeverinë e Kurtit dhe të qëndrojë në opozitë, dmth duhet me ja ofru votat pa kurrfarë dileme edhe të qëverisë edhe të presidentit dhe me ecë vendi përpara”, theksoi ai.

Ndryshe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) dje ka nisur rinumërimin e 12 vendvotimeve, ndërkaq shumë shpejt pritet të numërojë edhe votat e diasporës, ato me kusht si dhe votat e personave me aftësi të kufizuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *