Ngacmohen seksualisht tri të mitura nga një burrë në Skenderaj

Në komunën e Skënderajt, të shtunën ka ndodhur një sulm seksual.

Advertisement

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se tri të mitura janë ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull.

I njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe rasti mbetet nën hetime.

“Raportohet se tri viktima femra kosovare janë ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar dhe i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport. /Insajderi.org

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *