Osmani dhe Kurti takojnë babain e 4 dëshmorëve, Sheremet Sejdiu

Nga “Hani i Elezit”

“Burri i fortë Sheremet Sejdiu nga Çirezi apo Baca Sheremet si e thërrasin qytetarët, baba i katër dëshmorëve sot ka pritur vizitorë të shumtë, ndër ta edhe U.d. Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrin në ardhje Albin Kurti.

Beteja e Likoshanit dhe Çirezit mori shumë jetë njerëzish të pafajshum.

Bacës Sheremet ia vranë 4 djemë, ndërsa fotografia e tij me bijtë e tij të vdekur dhe të mbëshjtellur me flamuj kombëtar, kishte bërë që shumë të rinj t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Jeta e bacës Sheremet ka qenë e vështirë dhe plotë sfida, por ai gjithmonë gjenë forcë për të inkurajuar të rinjët të punojnë për të mirën e vendit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *