Tërhiqet paradhënia për vaksinat kineze, por marrëveshja nuk është anuluar

Ministria e Shëndetësisë e tërhoqi paradhënien që është dhënë për furnizimin e vaksinave nga prodhuesi kinez “Sinofarm”, por marrëveshja nuk është anuluar.

Nga Ministria e Shëndetësisë për MIA-n thonë se pagesa është tërhequr në kërkesë të palës kineze për shkak të harmonizimit të dokumentacionit.

“Pagesën e paradhënies të cilën Ministria e Shëndetësisë e ka kryer për furnizimin e vaksinës ‘Sinofarm’, me kërkesë të Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme u tërhoq për shkak të harmonizimit të dokumentacionit të MPJ-së tonë dhe MPJ-së së RP të Kinës . Bisedimet janë në fazën përfundimtare, nuk ka të bëjë me anulimin e kontratës, vaksinat kundër Kovid 19 nga prodhuesi “Sinofarm” do të mbërrijnë në vendin tonë sa më shpejt të jetë e mundur”, thekspjnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Maqedonia e Veriut duhet të marrë 200,000 mijë vaksina nga prodhuesi kinez “Sinofarm”. Përveç sasive të pritura përmes sistemit Kovaks, bisedimet janë duke u zhvilluar për furnizimin e 100 mijë doza ruse Sputnik V, si dhe vaksinat nga Fajzer.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje gjatë vizitës së tij në Gostivar shprehu besim se në ditët e ardhshme ai do të jetë në gjendje të thotë saktësisht kur do të vijnë vaksinat kineze dhe ruse kundër Kovid – 19.

“Nuk dua të spekuloj tani, dua të jem i précis kur e dimë saktësisht se kur do të arrijnë. Periudha u zgjat pak. Unë pres që të gjitha këto bisedime të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Ka pyetje të reja nga kompanitë çdo ditë, kjo vlen për të gjitha kompanitë. Nga Fajzer për të cilën ne presim draft marrëveshjen. Ne po flasim intensivisht me kompaninë ruse këto ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe natyrisht me kompaninë kineze”, deklaroi ministri Filipçe.

Në vend, deri më tani kanë arritur vetëm 8,000 vaksina Fajzer përmes Serbisë, me të cilat imunizohen punonjësit shëndetësorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *