Dramë në Mesdhe – 100 të shpëtuar dhe 20 migrantë të zhdukur

Gati 100 migrantë në rrugën e tyre për në Evropë u shpëtuan sot në brigjet e Libisë, ndërsa njëzet u zhdukën në Mesdhe.

Advertisement

Migrantët, kryesisht afrikanë, u shpëtuan nga Rojet Bregdetare Libiane dhe u kthyen në Tripoli, ku u morën nga një ekip i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Midis migrantëve, kryesisht nga Kameruni, Sudani dhe Mali, kishte gjashtë gra dhe dy fëmijë, raporton libyaobserver.

IOM njoftoi se më shumë se 1,200 migrantë vdiqën në vitin 2020 në Detin Mesdhe, dhe 3,700 u shpëtuan këtë vit.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat humanitare kundërshtojnë që migrantët e shpëtuar në det të ndalohen në qendrat libiane ku situata është shumë e keqe. /Telegrafi/

Advertisement

Leave a Reply