
Izraeli po bombardon sërish Sirinë, raporton agjencia shtetërore siriane.
Advertisement
Televizioni shtetëror duke cituar një zyrtar ushtarak të paemëruar tha se shumica e raketave u rrëzuan përpara se të arrinin objektivat e tyre të dielën.
Tani për tani, nuk ka asnjë informacion në lidhje me qëllimet e ushtrisë izraelite dhe nëse ka pasur viktima.
Izraeli shpesh kryen sulme në territorin sirian, por të cilat i mohon, raporton ap.
Shumica e shënjestrave janë depot e armëve dhe pozicionet e lëvizjes libaneze Hezbollah dhe forcave pro-iraniane që luftojnë në anën e presidentit, Bashar Assad.
🇸🇾 : Les défenses anti-aériennes syriennes protègent Damas contre les récentes frappes aériennes israéliennes.@Syria_Protector pic.twitter.com/f5QcDigKjE
— MENActualité (@MENA_frcais) February 28, 2021
Advertisement