Jozyrtare:Afaristi Argëtim Saliu kandidat për kryetar komune i koalicionit ASH – AAA për Strugën

Koalicioni opozitar shqiptar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, bashkërisht do të garojnë edhe për zgjedhjet lokale.

Edhe pse ende është herët të flitet mbi kandidaturat e partive politike, sipas burimeve jozyrtare, marrim vesh se dy partitë opozitare janë dakorduar që në qytetet e mëdha mund të garojnë edhe me emër të përgjithshëm, personalitete të shquara dhe me ndikim, siç mund të jetë rasti me kandidatin për kryetar komune për qytetin e Strugës.

Burime të afërta edhe me degën e ASH-së në Strugë, por edhe me degën e Alternativës, thonë se kandidati për qytetin e Strugës nga opozita shqiptare, pritet që të jetë afaristi i mirënjohur nga Zvicra, strugani Argëtim Saliu. A do të jetë Saliu kandidat i opozitës shqiptare për Strugë, kjo gjë mbetet të saktësohet brenda javëve në vijim. Ajo që flitet në terren është se afaristi nga Zvicra, Argëtim Saliu, gëzon respekt dhe popullaritet në qytetin e Strugës, dhe kjo mund të jetë që kjo kandidaturë t’i bëj ballë seriozisht BDI-së në Strugë dhe t’i jap goditjen më të rëndë Ramiz Merkos nga BDI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *