Skandal:Ministria e Arsimit largon nxënësit e Medresesë “Isa Beu” Shkup nga Universitetet

Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut ka sjellë një vendim për largimin e studentëve që kanë kryer Medresenë “Isa Beu” dhe tani ndjekin studimet në universitetet e vendit.

Në vendim theksohet se nxënësit e kësaj shkolle të mesme fetare nuk kanë kryer maturë shtetërore, dhe bazuar në ligjet në fuqi nuk mund të regjistrohen në universitete.

Vendimi i sjellur me 06.02.2021 u ka pamundësuar nxënësve të medreseje që të vazhdojnë ose kryejnë ndonjë fakultet në universitetet private apo publike në vend.

Kjo ka shqetësuar shumë prindër dhe nxënës të cilët kanë investuar me vite për ta kryer një shkollë të mesme dhe në fund, e njëjta nuk u njihet nga institucionet e shtetit.

Imami nga fshati Matec i Komunës së Likovës, Enver Azizi është ndër të parët që ka reaguar, duke kërkuar zgjidhje për këtë problem të rëndë.
Ai thotë për agjencinë e lajmeve INA se me këtë vendim e pësoi vajza e tij, por edhe shumë të rinjë e të reja, të cilët tashmë po i largojnë nga institucionet e arsimit të lartë në Maqedoni të Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *