Policia mbyll lokalin në Vrutok të Gostivarit, u gjetën 13 persona brenda pas kohës së lejuar

Më 28.02.2021 në ora 21:20, zyrtarë policorë të stacionit policor Gostivar, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kryen një kontroll në një objekt hotelierik në fshatin Vrutok, Gostivar, në pronësi të K.S (23) nga fshati Vrutok, ku zbuluan se objekti po punonte dhe u gjetën 13 persona bashkë me pronarin brenda.

Për shkak të mosrespektimit të orarit të punës, dmth duke vepruar në kundërshtim me rekomandimet e Qeverisë, objekti u mbyll nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, dhe pronari u privua nga liria dhe u mbajt në stacion policor.

Pasi dokumentimit të plotë të rastit, kundër K.S. do të ngriten akuza sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *