Prizren, ia mbyt qenin pasi ia sulmoi qenin e tij

Foto ilustrim

Një i dyshuar në Prizren ka mbytur me pushkë gjuetie qenin e bashkëfshatarit të tij, pasi që ai ia kishte sulmuar qenin.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte qenë duke  i ruajtur bagëtitë e tij me qentë e racës së sharrit, ndërkohë është  afruar një qen i bashkëfshatarit të tij i llojit të gjuetisë i cili ka sulmuar qenin e të  dyshuarit.

“Për  ta ndalur sulmin i dyshuari  me armën e tij të gjuetisë të  cilën  e kishte me leje ka goditur  qenin e bashkëfshatarit të  cilin e ka mbytur  në vend” shkruan në raportin policor.

Arma e përdorur e llojit pushkë gjuetie,  njëzetë  e dy fishekë  dhe një gëzhojë janë  konfiskuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *