Zaev kundër Georgievskit: Qëndrimi i tij për Bullgarinë nuk është i qeverisë

Qëndrimi i partnerit të tij të koalicionit Lupço Georgievski është qëndrimi I tij personal, thotë kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se që dje ka biseduar me të dhe i ka sqaruar se këto nuk ajnë as qëndrimet e Qeverisë dhe as të koalicionit.
“Unë qysh mbrëmë kam komunikuar me Georgievksin pasi i lexova informacionet. Ai më komfirmoi se ai është qëndrimi i tij personal. I sqarova edhe njëherë se ai nuk mund të jetë qëndrim as i Qeverisë, as i koalicionit, sepse qëndrimet tona janë të qarta, se si pozicionohemi dhe ai këtë e kuptoi. Nuk do doja të hyja më shumë në detaje përshkak të zgjedhjeve që janë në Bullgari. Me të vërtetë nuk do doja të komentoj përmes mediumeve. Duhet të vazhdojnë bisedimet mes ministrive kompetente”, ka deklaruar Zoran Zaev, përcjell SHENJA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *