Mijallkov i vetëm në qeli për shkak të protokolleve shëndetësore

Sasho Mijalkov kaloi natën në Shutkë. Ai është vetëm në një qeli në njësinë e paraburgimit të burgut, për shkak të protokolleve shëndetësore, dhe janë marrë masa shtesë të sigurisë.

“I paraburgosuri është vendosur në njësinë për mbajtjen e masës së paraburgimit. Për të paraburgosurin janë ndërmarrë masa të përforcuara të sigurisë, në përputhje me të gjitha procedurat dhe standardet e vendosura. Për më tepër, kryhen kontrolle të shpeshta. Menjëherë pasi u pranua në institucion, për shkak të protokolleve shëndetësore, Sasho Mijallkov, si të gjithë të arrestuarit e tjerë të rinj, u vendos i vetëm.”

Mijalkov do të qëndrojë në Shutkë dy muajt e ardhshëm. Burime nga prokuroria për Alsat thonë se masa e paraburgimit për 60 ditë është e mjaftueshme, dhe më pas ata do të shqyrtojnë opsionet e tjera, që ai të mbetet në paraburgim. Arsyeja që paraburgimi i Mijalkovit të zgjat maksimalisht 60 ditë është për shkak të veprave penale për të cilat ai u akuzua, kur zhvillohet një procedurë e shkurtuar, gjegjësisht me një propozim akuzë ku afatet e paraburgimit janë të shkurtra.  Sipas avokatit Jovan Joannidis, pas përfundimit të paraburgimit 60-ditor ndaj Mijalkovit në rastin “Target-Fortesa”, mund ti shqiptohen masa të kujdesit, transmeton Alsat.

“Tani le të kërkojë prokuroria ndonjë mënyrë, nëse ka. Megjithatë, sipas Ligjit për Procedurën Penale, paraburgimi parashikohet të zgjasë 60 ditë pas shqiptimit të aktgjykimit që ishte”- deklaroi  Jovan Joanidis, avokat.

Ish-gjyqtarja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut Margarita Caca Nikollovska thotë se paraburgimi i caktuar për Mijallkovin ishte i pritur pas ngjarjeve të fundit.

“Duke marrë parasysh se kjo është masë përfundimtare, kur ju paraprakisht i zbatoni të gjitha masat dhe në rastin e fundit nëse nuk arrini zgjidhjen ose situatën e dëshiruar, përmes atyre masave, atëherë do të shkohet me masën përfundimtare, gjegjësisht masa e paraburgimit. Siç është fakti në këtë situatë”- pohoi  Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse në GJEDNJ.

Përveç në rastin “Target- Fortesa”, kundër Mijallkovit zhvillohen edhe disa procese tjera gjyqësore: “Titanik 2”, “Tortura” dhe “Thesari” .. Kundër Mijallkovit ka edhe një  hetim aktiv në rastin “Perandoria”, ku ai dyshohet për pastrim parash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *