Sheqerinska e arsyeton mungesën e vaksinave: Edhe në vende tjera të NATO-s mungojnë

Duke refuzuar të japë deklaratë për atë, se si është e mundur që edhe pse u nënshkrua marrëveshja për furnizim, Kina ia ktheu avansin vendit për vaksinat anti-Covid, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e arsyetoi mungesën e vaksinave në vendin tonë me atë siç tha kjo nuk po ndodh vetëm me Maqedoninë e Veriut, po thuajse me të gjitha anëtarët e NATO-s.

“Në mbledhjen e fundit disa vende u deklaruan se të gjitha po përballen me mungesë serioze të çështjes më të rëndësishme që është në të gjithë botën, ajo është vaksina. Do thoja me përjashtim të SHBA-ve, dhe Kombet e Bashkuara, të gjitha vendet anëtare të NATO-s, po përballen me sfidën se si të sigurojnë vaksina më shumë dhe më shpejtë”, ka deklaruar Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes, raporton SHENJA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *