Policia e Maqedonisë hap telefon special për të paraqitur fajdexhinjtë apo të njohur si “kamatashët”

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka vendosur të ashpërsojë luftën kundër fajdexhinjëve, apo të njohur në popull si “kamatashë”. Me këtë qëllim ka filluar aksion operativ që për qëllim përfundimtar ka shkatërrimin e dukurisë së huadhënies së parave për interes joproporcional pronësor (kamatë shumë e lartë), njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Për këtë qëllim, MPB ka hapur numër special ku mund të denoncohet dukuria e interesit (kamatës) ilegal dhe ai numër është 0800 00 201. Denoncimi mund të bëhet në mënyrë anonime i çfarëdo informacioni që kontribuon për luftimin e kësaj dukurie.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply