Arrestohet drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial

Është arrestuar, para pak çastesh, drejtori i Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi.

Burime të Indeksonlinet bëjnë me dije se Krasniqi është arrestuar nga zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial është arrestuar në zyrën e tij.

Këto arrestime janë si vazhdimësi i atyre të javës së kaluar ku u arrestuan disa zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një konfirmim nga Policia e Kosovës, por zyrtarët për informim me media në institucionin e rendit kanë qenë të pa qasshëm në telefon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *