Ish presidenti francez Sarkozy dënohet me tri vjet burg për korrupsion

Një gjykatë e ka shpallur fajtor Nikolas Sarkozyn – ish presidentin e Francës – për korrupsion për influencim të paligjshëm dhe e ka dënuar me tri vjet burg.

Advertisement

Ish presidenti thuhet të ketë falsifikuar “një pakt korrupsioni” me avokatin e tij dhe një magjistrat të lartë.

Gjykatësit thanë se kishte “prova serioze” të bashkëpunimit mes këtyre treve për të thyer ligjin. Gjykata dëgjoi se si Sarkozy i kishte thënë avokatit të tij, Thierry Herzogut, që t’i ofronte magjistratin një punë të rehatshme në Cote d’Azur në këmbim të informacioneve në një investigim që kishte të bënte me një politikan të së djathtës, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.

Duket e pamundshme që ish presidenti të kalojë ndonjë ditë në burg. Dënimi i mbetur një vjeçar, nga tre sa i kishte, mund të shërbehet nën kushte të caktuara, përfshirë vendosjen e një varëse elektronike.

Sarkozy pritet ta apelojë dënimin. /Periskopi

Advertisement

Leave a Reply