VMRO: Janë siguruar 100 mijë nënshkrime kundër regjistrimit

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgji Sajkoski sot njoftoi se për tetë ditë, me iniciativë të kësaj partie janë siguruar 100 000 nënshkrime kundër procesit të regjistrimit të popullsisë.

“Përkundër pengesave të shumta nga qeveria, në vetëm 8 ditë, 100 000 qytetarë dhanë nënshkrimet e tyre për një regjistrim të vërtetë dhe evropian, në kundërshtim me atë që dëshiron ta organizojë qeveria, në një mënyrë të dhunshme, me qëllim politik.

Qytetarët kanë vendosur, nuk duan regjistrim politik, duan regjistrim si një operacion statistikor”, tha mes tjerash Sajkoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *