Mijalkovi u paraqit sot në Gjykatën Penale për rastin “Thesari” – Fjalët përmbyllëse më 22 dhe 29 mars

Pasi kaloi fundjavën në bur*gun e Shutkës Sasho Mijallkov sot përsëri është sjellë në sallën e gjyqit. Vazhdoi rasti “Thesari” për prokurimin e pajisjeve të përgjimit përmes kompanisë “Finzi”. Gjykimi ishte i shkurtër. U dëgjua një dëshmitar. Gjykata caktoi fjalët përmbyllëse më 22 dhe 29 mars pas çka pason edhe aktvendimi. Mijallkovin e kthyen në Shutkë.

Javën e kaluar kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi për përgjegjësi për arratisjen e Mijallkovit ndërsa sot e përsëriti se hetimi për ndonjë lëshim të mundshëm duhet të vazhdojë. Detajet është dashur t’i jep prokuroria. Për vazhdën e hetimit do të mund t’ju tregojë Prokuroria Publike sepse Prokuroria po kryen hetim për të gjithë pjesëmarrësit në procedurë- deklaroi Zoran Zaev kryeministër. Sot pyetëm në prokurori deri ku është hetimi për arratisjen e Mijallkovit. Nga atje na u drejtuan me përgjigje identike si katër ditë më parë.

Prokuroria
“Ndaj urdhrave ende po veprohet. Nëse duke vepruar sipas urdhrave të lëshuar Ministria e Brendshme siguron prova dhe identifikon autorët e veprës penale Prokuroria do të ndërmarrë ndjekje penale në përputhje me kompetencat e saja ligjore”

Ndërsa hetimi për arratisjen ende vazhdon, drejtori për ekzekutimin e sanksioneve, Marjan Spasovski, garanton se Mijallkovi do të jetë i sigurt në burgun në Shutkës. Është përgatitur plan konkret për të paraburgosurin Sasho Mijallkov, për lëvizjen e tij, posaçërisht për shëtitjen dhe të respektohen të gjitha protokollet e sigurisë në mënyrë që të mos ndodhë asnjë incident- pohoi Marjan Spasovski, Drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Ministri i drejtësisë, Bojan Maraçiq konfirmoi se është ministri i parë që ka marrë informacion nga një prokuror se është e mundur që Mijalkov të përgatitet për arratisje. Ka kërkuar që të kontrollohen informacionet. Nuk ndjen përgjegjësi për arratisjen e tij, sepse ministria që ai e drejton nuk ka dhënë mundësi për të lëshuar urdhra në polici dhe prokurori, por vetëm për të raportuar për informacionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *