Protesta të reja për rastin “Monstra” (Video)

Nga gjithsej 8 personat që u kapën nga policia për shkak të protesës për “Monstrën”, dy prej tyre po qëndrojnë prapa grilave sepse për ta prokuroria kërkoi paraburgim 30-ditor, nën arsyetimin se për ta egziston rreziku që të arratisen. Prokuroria Themelore Publike ngriti procedurë kundër dy personave, 19 dhe 22-vjeçarë, për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë dhe kryeje të veprës penale”.

Advertisement

Në të njëjtën protestë, Ministria për Punë të Brendshme njoftoi se ishin lënduar edhe 11 zyrtarë policor, të cilët u dërguan menjëherë me ambulancat që paraprakisht ishin parkuar para qendrës tregtare “Mavrovësja”.

Në protestën e së premtes, përveç ekipeve të shumta të gazetarëve, kishte edhe qytetarë që kishin filmuar pamje nga ajo ditë. Në rrjetet sociale u shfaq një video inçizim, ku shihej se si mbi godinën e Gjykatës Supreme ishin të pozicionuar snajperë drejtë protestuesëve.

Poashtu u publikuan edhe pamje teksa shiheshin se si policët u kundërpërgjigjeshin protestuesve me gurë.

Përndryshe, situata eskaloi kur tek qendra tregtare “Mavrovësja”, ishte vendosur kordon policor, me qindra pjestarë të forcave policore dhe disa autoblinda. Kjo bëri që masa të mos mund të marshonte tek gjykata dhe në fund tek Qeveria, ashtu siç e kishin planifikuar dhe më pas turma u revoltua duke gjuajtur drejtë policëve me gurë, shishe plastike, drunjë, karrike dhe gjësende tjera.

Protesta u organizua kryesisht për rastin “Monstra”, por siç thanë edhe ndaj rasteve tjera të montuara si rasti i Almirit, rasti “Alfa”, rasti i Kumanovës, Sopotit e raste të tjera.

Emine Ismaili /SHENJA/

Advertisement

Leave a Reply