Shkup: Qëllohet me armë djali i Sulejman Rexhepit

Në orët e pasdites, pak para orës 17:00, në lagjen Gjorçe Petrov tek rreth-rrotullimi në afërsi të kishës “Shën Pjetri” ka ndodhur një konflikt i armatosur.

Jozyrtarisht mësohet se ka mbetur i plagosur një inspektori i MPB-së me iniciale (Z.R) apo jozyrtarisht bëhet fjalë për Zeglul Rexhepin. Sipas burimeve jozyrtare bëhet fjalë për djalin e ish-kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi.

Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policore dhe po hetojnë rastin. Ndërkohë i plagosuri Z.R. është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, transmeton Shqipmedia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *