Mbi gjysma e votave me kusht shkojnë për Lëvizjen Vetëvendosje

Kqz po vazhdon me numërimin e votave me kusht. Deri tani, KQZ, ka numëruar 13 mijë e 570 vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Advertisement

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë gjysmën e votave, gjithsej 6 mijë e 747 vota.

Subjekti i dytë me më së shumti vota vazhdon të jetë Partia Demokratike e Kosovës, me 2 mijë e 373 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 1 mijë e 473 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1 mijë e 301 vota.

Nisma Socialdemokrate deri tani ka arritur të marrë 342 vota.

Gjithsej, janë 31 mijë e 500 me kusht dhe 2 mijë e 800 vota të personave me aftësi të kufizuara

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *