Sela ia kujton Zaevit deklaratën për “Monstrën” se “njerëz të pafajshëm qëndrojnë në burg” (Video)

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka ftuar sot kryeministrin e vendit, Zoran Zaev që të mbajë fjalën që e ka dhënë se do të zbardh dilemat me rastin “Monstra”.

Advertisement

Sela tha, ai ka dhënë fjalën që do të zbardh rastin, dhe se ai nuk është në një pozitë që të sjellë vendim që të rikualifikohet rast.

“Ai deklaratën e dha si lider i partisë opozitare dhe pretendent për kryeministër dhe sot kryeministër. Ai vet i tha fjalët se e vërteta për “Monstrën” duhet të zbardhet dhe është e tmerrshme që njerëz të pafajshëm qëndrojnë në burg”, ka deklaruar Sela pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore në Tetovë, transmeton TV21.

Advertisement

Leave a Reply