MPB jep detaje si ndodhi incidenti me djalin e Sulejman Rexhepit

Pasditen e sotme në lagjen Gjorçe Petrov ka ndodhur një incident i ar matosur, ku sipas informacioneve zyrtare nga policia është plagosur një polic.

Polici i plagosur me iniciale Z.R, për të cilin TetovaSot meson se është djali i ish kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi, fillimisht ka qenë në makinën e tij “Mercedes” përderisa kanë ardhur sulmuesit me makinë tjetër Golf, të cilët kanë shtënë drejt Z.R dhe kanë ikur.

Z.R ka marrë plagë në këmbë dhe vetë ka shkuar në spitalin 8-shtatori ku ka marrë ndihmën e parë.
Nga MPB thonë se Z.R rreth orës 16:40 është paraqitur se në Shkup tek rrethrrotullimi në Gjorçe Petrov.
“Rreth orës 16:40 është paraqitur se në Shkup tek rrethrrotullimi në Gjorçe Petrov, në afërsi të kishës, një person me makinë “Golf”, ka shtënë drejt makinës “Mercedes”, Brenda së cilës ndodhej zyrtari policer Z.R. Sipas informacioneve të para Z.R ka pësuar lëndime në këmbë dhe është nisur drejt spitalit “8-shtatori” ku i është dhënë ndihma e parë”, thuhet në reagimin e MPB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *