Dy banorë të Patishka Rekës ia kanë vjedhur veturën një tetovari duke e mashtruar

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ngriti padi penale kundër M.A (18) dhe N.A (29), të dy nga fshati Patishka Rekë, komuna e Sopishtes, për shkak të ekzistencës së bazave për dyshim për kryerjen e veprës penale “vjedhje”.

Më 07.09.2020, K.Z (50) nga fshati Dobrosht, Tetovë, ka publikuar një njoftim në faqen e internetit për shitjen e automjetit të tij “Volkswagen Tiguan”, dhe menjëherë të nesërmen i është paraqitur M.A. dhe kanë rënë dakord të takoheshim për të parë automjetin. Në të njëjtën ditë M.A. dhe N.A. kanë ardhur në Tetovë dhe kanë rënë dakord për shitblerje të automjetit dhe kanë bërë një marrëveshje noteriale. Në momentin kur N.A. ka shkuar në bankë për të paguar shumën e rënë dakord, M.A. ka shfrytëzuar rastin dhe ka ikur me automjetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *