Gjendet pa shenja jete një polic në Pejë

Një polic është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Pejë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datë 01/03/2021 në ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policorë është gjetur pa shenja jete. Menjëherë njësiti policor ka shkuar në lokacion si dhe janë informuar edhe njësitet tjera relevante për të kryer procedurat tjera të nevojshme”, theksoi ai.Rugova tha se detaje tjera lidhur me rastin do të bëhen publike pasi të përfundojnë procedurat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *