Drejtori i Policisë Financiare: Në rastin “Banka Eurostandard” kemi zbuluar rrjetë të madhe firmash

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, tha sonte se janë në rrugën e duhur për të provuar se ku përfunduan paratë nga “Eurostandard Bank”.

“Jemi në rrugë të mirë për të vërtetuar përgjegjësinë e të gjitha palëve të cilat janë pjesë e kësaj hallke” tha Muaremi për Televizionin 24.

Ai theksoi se për “Bankën Eurostandard” janë duke vepruar në bazë të disa urdhrave të marra nga Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin”.

Në fillim menduam se nuk ishte aq e organizuar, por kur filluam hulumtimet në bankë dhe pasi morëm llogari bankare nga disa kompani, tashmë kemi krijuar një rrjet të madh që mund të themi se nuk bëhet fjalë për 140, por për më shumë kompani – tha Muaremi .

Ai theksoi se është një fakt që kur bëhet fjalë për paratë publike gjithmonë ekziston rreziku i korrupsionit.

Është e vështirë të provosh se ku përfundojnë paratë, sepse jo gjithmonë përfundojnë në vendin tonë, ndonjëherë derdhen në një vend tjetër. “Pjesa më e madhe e korrupsionit vjen nga kjo,” tha Muaremi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *