Osmani pas takimit me Lajçakun tregon çfarë u diskutua, a do të vazhdojnë bisedimet me Serbinë

Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së presidentes pas përfundimit të takimit më të dërguarin e posaqshëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka treguar se çfarë është biseduar.

Në një konferencë për media, Osmani ka treguar i ka bërë të qartë emisarit evropian që dialogu me Kosovën dhe Serbinë do të ketë rezultat njohjen e pavarësisë së Kosovës me kufinjtë ekzistues, përcjell Gazeta Insajderi.

“E bërë të qart në emër të institucioneve të vendit që procesi i dialogut duhet ta ketë një rishikim i cili njëri ndër tejra do të ndihmjë që Republika e Kosovës të jetë e përgatitur dhe të ketë sukes që të ketë një njohje të Kosovës me kufinjtë të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Po ashtu në këtë konferencë Osmani i ka bërë thirrje, opozitës për bashkëpunim lidhur me procesin e bisedimeve me Serbinë.

“Është me rëndësi që në këtë rast të kemi një bashkëpunim me opozitën sepse Kosova e bashkuar do të ketë zë dhe të kemi një mbështetje të plotë nga të gjithë do të bashkëpunoj edhe me OJQ-të dhe gazetarët”, ka thënë Osmani. /Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *