A ndikojnë zhvillimet në veri të Kosovës edhe në Maqedoni të Veriut?

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski i pyetur për situatën aktuale në veri të Kosovës, si dhe ndikimin eventual në Maqedoni të Veriut,  vlerësoi se sigurisht që çfarëdo krize dhe kudoqoftë që ndodhë, mund të ketë efekt në shtetin tonë.

“Çdo llojë krize që paraqitet si afër edhe më gjerë, sigurisht se do të kenë efekt.  Efekti mbi sigurinë ka agresioni Rusisë mbi Ukrainën. Edhe në rajon çdo ngjarje që ka të bëjë me marrëdhëniet politike, të cilët mund të jenë tregues serioz të cenimit të sigurisë, mund të ndikojnë edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Spasovski.

Prandaj, shtoi ministri Spasovski se në Ministrinë e Punëve të Brendshme egziston një Shtab i Krizës, i cili parasegjithash e vlerëson gjendjen e agresionit Rus mbi Ukrainë, por edhe ngjarjet tjera që ndodhin në rajonin tonë./Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *