Spasovski: Nga shtatori deri më sot kemi konfiskuar mbi 550 kilogram marihuanë

“Efikasiteti i policisë është rritur. Nga shtatori deri më sot kemi efikasitet të madh, aktivizojmë disa aksione. Ekziston një tregti e marihuanës, ne kemi konfiskime në Josifovë, në Krushevë, 20 ditët e fundit ndërpremë dy kanale ndërkombëtare të kontrabandës. Nga shtatori deri më sot, ne kemi kapur mbi 550 kilogramë marihuanë, gjithashtu kemi kapur 100 kilogramë hashash, në Hasanbeg 4,5 kilogramë heroinë, 1 kilogram kokainë. Ne do të vazhdojmë me këtë luftë serioze jo selektive. Japim të dhëna se sa drogë u sekuestrua, më shumë se 300 kilogramë drogë u gjetën në Haraçinë, por pjesa tjetër e drogës nuk u gjet, hetimi po vazhdon. Ka indikacione që droga të jetë edhe jashtë vendit. Kemi prova serioze për drogën nga Josifova, 6 kallëzime penale ka për atë ngjarje. Në këtë vend, duhet të bëhet e ditur se të gjithë duhet të japin llogari, nuk ka lidhje partiake ose familjare”, tha Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski në Studio 10 në TV24.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply