Do vijmë me aeroplanë, mërgimtari i revoltuar se nuk di asgjë për regjistrimin elektronik

Aspak nuk e dimë se çfarë është ai regjistrim, nuk e dimë se si zhvillohet, nëse askush nuk na tregon se si bëhet, atëherë de do të vijmë në Maqedoninë e Veriut me aeroplanë.

Kështu mes tjerash është deklaruar në Click Plus një mërgimtar nga Zvicra.Ndërkaq, këshilltari nga Enti Shtetëror i Statistikave, Bekim Berisha ka njoftuar se nga nesër do të hapen dy linja telefonike, njëra do të jetë në gjuhën shqipe dhe tjetra maqedonase.

Vështirësi gjatë regjistrimit kanë hasur edhe mërgimtarët shqiptarë në Teksas të SHBA-ve. Familja Hoxha që jeton në Dallas, në Click Plus deklaroi se ka pritur me orë për informacion kthye gjatë regjistrimit që të mund të vazhdojë me futjen e informatave.

“U mundova para një ore të kyçem. Por edhe pse u pranova, nuk e kam marrë ende konfirmimin në e-mail”, tha mërgimtari. Ka pyetur se a duhet të presë me orë për një gjë të tillë, megjithatë zëvendësdrejtori i Entit të Statistikave, Ilmi Selami është arsyetuar se vonesa ka ndodhur sot, për shkak se sistemi ka qenë i ngarkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *