Ramush Haradinaj: T’i qëndrojmë mesazhit të bashkimit që e dha Gjergj Kastrioti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, tha se është e rëndësishme të qëndrohet pas mesazhit të Gjergj Kastriotit.

Ai u shpreh se Besëlidhja e Lezhës përçoi në shekuj domosdoshmërinë e bashkimit të shqiptarëve.

“Edhe sot, në 577-vjetorin e saj, është shumë e rëndësishme t’i qëndrojmë mesazhit të bashkimit që e dha Gjergj Kastrioti, veprës, doktrinës dhe trashëgimisë së tij!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se, Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *