Me VPN mund të regjistrohesh si mërgimtar nga Maqedonia

Një programere në një grup në “Facebook” shkruan se çdo person i cili kyçet në internet me VPN mund të regjistrohet në regjistrimin e popullsisë edhe pse kjo mundësi është për shtetasit e Maqedonisë që jetojnë jashtë.

“Hasa në një gabim në aplikacionin që ka të bëjë për shtetasit e Maqedonisë në diasporë. Unë që jetoj në Maqedoni, arrita të regjistrohem duke përdorur VPN. Ueb-faqja nuk lejon të regjistroheni nëse keni IP adresë nga Maqedoni, dhe pasi instalova VPN (falas), nuk kishte kufizime”, shkruan programerja.

Ajo thotë se ka zgjedhur që ndodhet në fqinjin verior të Maqedonisë dhe se ka lënë numrin e Maqedonisë të telefonit pa pasur probleme.

“Nuk kërkohen të dhëna për adresën e vendit ku po banoj, ndërsa arsye për qëndrimin tim kishte disa prej të cilave e fundit ishte “Tjetër”. Më vjen çudi se në pyetësorin ku duhej adresa në Maqedoni, kërkohej vetëm emri i rrugës dhe jo numri, hyrja dhe banesa”, shkruan më tej ajo./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *