Zaev: Emri LSDM-së do të ndryshohet sipas Marrëveshjes së Prespës

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp pas vizitës në Komunën e Shuto Orizarës tha se LSDM-ja në kongresin e ardhshëm do të shqyrtojë korrigjimin e emrit të partisë, sipas emrit të ri të shtetit.

“Në periudhën para nesh, do të veprojmë sipas Marrëveshjes së Prespës edhe në Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë, edhe kemi dhënë propozime, SDMV, Social Demokratë nga Maqedonia e Veriut, ka edhe ideja tjera. Apelojmë që të gjithë të veprojnë sipas Kushtetutës dhe ligjit, ndërsa ne duhet të jemi shembull për këtë”, tha mes tjerash Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *