Spasovski: Edhe babai im, Zaev, Filipçe dhe Nikolovski kanë paguar gjoba të trafikut

“Kishim vetëm 5 aparate për matjen e alkoolit në të gjithë vendin dhe 8 shpejtësimatës (radarë). Patjetër duhej të merrnim të reja. Për kamerat, të cilat janë instaluar tani në vendin tonë, ato janë në funksion të sigurisë së shtetit. Në vitin 2021, ne do të realizojmë kamera për shkelje në trafik, në territorin e të gjithë vendit, e cila është një zgjidhje moderne e sofistikuar. Do të ketë kamera në të gjitha autostradat dhe rrugët rajonale. Kamera e dërgon sinjalin te programi, dhe në vitin 2021 pres që të funksionojë. Shumë janë përpjekur që t’a prishin gjobën që e kanë marrë paraprakisht por te un kjo nuk kalon. Mendoj që nëse jemi përgjegjës, nuk duhet ta lejojmë atë. Zaev, Filipçe, Nikolovski, por edhe babai im paguajtën gjobë kur bënë shkelje të trafikut. Unë inkurajoj policinë të sanksionojë çdo kundërvajtje,” tha Ministri Spasovski në Studio 10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *