“Tërhiqet” vendimi, Arsovksa: K.F.Vardari nuk do ti merr 250 mijë eurot që i pret!

Pas presionit të shtuar nga ana e shoqërisë civile kryetarja e Qytetit të Shkupit si duket ka tërhequr vendimin për të ndihmuar financiarisht ekipin e K.F. Vardarit të cilit javë më parë nëpërmes këshillit komunal qyteti tentoi ti ndajë 250 mijë euro ndihmë financiare.

Megjithatë, Arsovska akuzon VMRO-në për këtë fakt.

“Falë amendamenteve jo-profesionale të VMRO-së, as K.F. Vardari nuk do të marrë ndihmën financiare që e pret, po as qytetarët nuk do të marrin “subvencionet” që është dashur ti marrin nga qyteti në këtë kohë krize si mbështetje për shkak të krizës energjetike. Shkupjanët do të mbesin pa fidanë të rinjë në sezonin e mbjelljes, për shkak të bllokimit të buxhetit me amendamentet e këshilltarëve të VMRO-së”, thotë Arsoska.

Kujtojmë, i pari që reagoi kundër vendimit për të ndihmuar Vardarin ishte drejtori sportiv i F.C. Shkupit, Omer Bunjaku. Këtë vendim në këshillin komunal e kishte kundërshtuar edhe këshilltari i BDI-së, Besnik Ajeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *