Një kamion sërish ka ngecur në sheshin “Maqedonia”

Një kamion mëngjesin e sotëm ka ngecur në sheshin “Maqedonia”. Bëhet fjalë për një kamion të një kompanie private, i cili me rrotat ka ngecur në pllakat në pjesën ku ndodhet shatërvani.

Kamioni është me targa turke dhe është pjesë e një ekipi produksioni turk që po xhiron një film në Shkup.

Kjo nuk është hera e parë që një kamion të ngec në shatërvanin në shesh. Edhe pak muaj më parë ka ngecur një kamion, i cili u tërhoq nga një automjet i “Parkingje të qytetit”. Nga qyteti i Shkupit më pas paralajmëruan sanksione ndaj subjektit kamioni i të cilit hyri në sheshin “Maqedonia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *