Për disa ditë do të “vijë” bora në Maqedoni

Deri të shtunën do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa nesër do të ketë reshje lokale shiu. Nesër dhe të premten do të fryjë erë e fortë veriperëndimore përgjatë Vardarit, transmeton Portalb.mk.

Advertisement

Siç informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), gjatë fundjavës temperaturat do të kenë rënie të ndjeshme.

Të dielën priten valë të reja reshjesh, me borë në vendet më të larta dhe male.

Temperatura minimale në ditët në vijim do të lëvizë nga -6 deri në pesë gradë, ndërsa ajo maksimale nga gjashtë deri në 14 gradë.

Advertisement

Leave a Reply