Shtrenjtimi i ushqimeve, ulet cilësia dhe sasia

Në tregun vendas është  bërë një katrahurë e vërtet me çmimet. Përveç se çmimi i një produktit rritet nga dita në ditë, çmimi I një produkti ka dallim të madh edhe nga një dyqan në tjetrin. Qytetarët thonë se nuk po arrijnë  dot as të mbajnë evidencë për paratë që duhet të ndajnë për shpenzimet mujore për ushqime, sepse produktet sa i blejnë sot, nuk i blejnë nesër.

“Ka dallim të madh. Në 10 metra nga dyqani në dyqan ka dallim”, u shpreh një qytetar.

“Ashtu siç është populli ynë si kameleon, ashtu janë edhe të tjerët”, tha një qytetare.

“Nuk mund të vërej dallimin, sepse nuk ke kohë kur t’i ndjekësh. Si t’i ndjekin kur për çdo ditë ka çmime te reja. Megjithatë shumë janë rritur çmimet. Ja unë një muaj nuk isha këtu, kur u kthyem vërejtëm se janë rritur në mënyrë drastike, u shpreh një qytetare.

“Ka dallim pothuajse për të gjitha produktet. Nga një dyqan në tjetrin ka dallim te madh”, u shpreh një qytetare.

“1 denar apo dy edhe te vjedhin tek kasa edhe tek çmimet te vjedhin. 00:55 Thonë se nëse u ka kaluar afati, atëherë ulin çmimi për një apo dy ditë. Kultura e firmave dhe nëpër dyqane është zero” tha një qytetare.

“Kur shkoj për të bërë pazarin shoh se diku është më lirë dhe diku është më shtrenjtë. Ka dallim në çmim. Sigurisht që do të shkoj atje ku është më lirë” u shpreh një qytetar.

Sot vizituam disa markete për të parë afërsisht sa është dallimi në çmim për disa produkte. Në disa raste dallimi në çmim për të njëjtin produkt, prodhim i së njëjtës firmë, nga një dyqan në tjetrin është edhe për pothuajse 100 denarë.

Tregtarët nuk po abuzojnë vetëm me çmimet, por edhe me sasinë. Ashtu siç raportoi televizion Alsat pak javë më parë, shumë kompani kanë zvogëluar sasinë e produkteve të tyre, duke bërë që fitim të kenë edhe në çmim edhe në sasi, pra duke dëmtuar dyfish konsumatorin. U përpoqëm të kontaktojmë se Inspektoratin Shtetëror të Tregut, për të sqaruar dilemat: nëse janë kryer inspektime për çështjet e përmendura, a janë shqiptuar sanksione, sa është numri i tyre dhe me çfarë baze tregtarët caktojnë çmimin e produktit më të lartë se të tjerët. Pavarësisht përpjekjeve nga ana tjetër e telefonit nuk u përgjigj askush./ Evi Shkopi/Alsat.mk VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *