Pendarovski i reagon Radevit: Po përziheni në punët e brendshme të Maqedonisë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski vlerëson se është përfundimisht e pazakonshme dhe jashtë procedurave të Aleancës që presidenti i një vendi anëtar i NATO-s t’i thërrasë shërbimet e sigurisë të reagojnë për gjoja shkelje të drejtave të qytetarëve në vend tjetër të NATO-s.

 Reagimi i presidentit bullgar është në kundërshtim me parimin e politikës ndërkombëtare për mospërzierje në punët e brendshme të një vendi tjetër”, thuhet në reagim.

Nga Kabineti i Pendarovskit sqarojnë se deri në këtë moment, presidenti nuk ka pranuar asnjë informatë nga institucionet kompetente për shkelje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, vetëm për shkak të përcaktimit etnik.

Si vend kandidat për anëtarësim në BE ne me vite jemi nën mbikëqyrje të rregullt të Brukselit, por, as në raportin e fundit për avancimin të BE-së nuk janë regjistruar raste të tilla”, thonë nga Kabineti i shefit të shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *