Edhe sot denoncime për bomba në tre shkolla fillore në Shkup

MPB Maqedoni informon se janë bërë kontrollet e nevojshme në lidhje me denoncimet e sotme për vendosje të bombave në shkollat e Shkupit.

Prej atje njoftojnë se pas kontrolleve të realizuara, është konfirmuar se bëhet fjalë për denoncime të rrejshme.

“MPB njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga shkollat e Shkupit që kanë marrë mesazh në adresën e elektronike me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se këto janë të denoncime të rrejshme”.

“Përkatësisht, sot (02.12.2022) rreth orës 07:30 në SPB Shkup është raportuar se në adresat elektronike të tri shkollave fillore në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet inspektuese antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thonë nga MPB Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *