Gruevski do të kthehet dhe do të vuajë dënimin, pretendon Spasovski

Po kalon edhe viti i dytë që kur ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski si u arratis si azilkërkues në Hungari.

Kjo provokoi një sërë reagimesh dhe kritikash ndaj Ministrisë së Brendshme që “lejuan që Gruevski të ikë”. Sidoqoftë, kreu i kësaj ministrie, Oliver Spasovski, është i bindur për diçka.

“Gruevski do të kthehet në vend dhe do të vuajë dënimin e tij,” tha Spasovski shkurtimisht gjatë intervistës së tij në Studio 10 në TV 24.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *