
Ish emisari i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, e ka goditur në mënyrë të pamëshirshme Albin Kurtin duke i thënë që “është anti-amerikan” pavarësisht rezultatit zgjedhor të 14 shkurtit. Për më tepër, ai bëri thirrje te administrata Biden që t’i ndalohej rruga pretenduesit për kryeministër nga VV-ja. Por, kënd e përmendi saktësisht z.Grenell?
Tema për të cilën ka reaguar z.Grenell është ajo e hapjes apo mos-hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, kryeqytetin e kontestuar të Izraelit.
Kurti ka thënë se do të shqyrtojë një hap të tillë, duke e lënë mundësinë që t’i dalë kundër ShBA-ve në një tjetër rast të rëndësishëm pas presionit nga Turqia, përcjell Periskopi.
“Lideri i ri majtist anti-amerikan i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë kundër politikave të Bill Clintonit, George Bushit, Barack Obamas dhe Donald Trumpit. Ai ka qenë gjithnjë anti-amerikan. Ekipi i Bidenit duhet ta ndalojë këtë…” – ka shkruar z.Grenell në llogarinë e tij në Twitter.
Por, ai i ka përmendur emrin në postim z.Jake Sullivan.
Sullivan është këshilltar i Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve, i emëruar në këtë pozitë nga z.Joe Biden, presidenti i Amerikës.
Duket se Grenell ka komunikim me njerëzit e administratës së Bidenit, pasi që ka mbështetur edhe sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinkenin, për disa prej politikave të përmendura.
Së fundi, madje Grenell e përgëzoi edhe Blinkenin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të plota mes Kosovës dhe ShBA-ve. /Periskopi
The Left wing anti-American new leader of Kosovo Albin Kurti has been against US policies suggested by Bill Clinton, George Bush, Barack Obama and Donald Trump. He’s always the anti-American.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 2, 2021
The Biden team should stop this….@jakejsullivan https://t.co/cNHqFFIDMd