Lutja e fundit e nënës, xhaxhai: Më solli mesazh! Ky është njeriu që vrau Vis Martinajn

Prej 6 muajsh i riu Ulvi Skana ka humbur pa gjurmë. Fati i tij ende nuk dihet dhe segmente të caktuara e lidhin me vrasjen e fqinjit Can Karriqi apo zhdukjen e Ervis Martinajt.

Por nëna e Skanës, Thëllëza ka një lutje të fundit që zhdukjen e djalit të saj të mos e lidhin me biznesmenin e basteve.

Ajo tha se i vetmi faj i djalit ka qenë fakti që ka qenë shok me Can Karriqin. “Si ka mundësi që të humbasë në atë farë feje. Djali nuk ka pas lidhje me grupet kriminale, jam 100% e sigurt, na e kanë njollosur edhe emrin, ai nuk është vrasës, vjedhë jo.

Ai kishte 3 ditë pasi kishte ardhur nga Belgjika. Prishi disa lekë që ia kishte dhënë vëllai i vet, dhe rrinte si i urtë.

Ndenji nja 12 ditë në Belgjikë, nuk gjeti punë dhe erdhi,. Ka qenë dhe në Gjermani, kishte marrë ekspuls, por ne ia hoqëm. Shkoi te një shok që i kishte marrë disa lekë borxh, nuk e dimë se cili ka qenë ky shok.

Can Karriqi e kemi pasur në lagje. Vëllai i vogël i bërtiste shumë, ishte i miri i shoqërisë dhe i keqi i shtëpisë. Nuk punonte, nuk ka pas lekë.

Nuk më ka sjellë asnjë problem te shtëpia. Oh sa e vuaj humbjen e tij. Unë si nënë flas kot, se nuk e di a e kam gjallë, përderisa nuk më jepet asnjë pistë.


Mund të ketë bërë edhe ndonjë gjë, nuk e di. Policia na thotë vetëm bëjmë hetimoret tona, po më jepni dhe mua një të dhënë që të më qetësohet shpirti. Ja gjallë ja vdekur, e kam të pafajshëm.

Thonë që ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, po unë nuk e kam parë. S’e njeh fare Ervis Martinin. Ik mos ma përmend, edhe kur u vra dikush në Laprakë, ai ka qenë në gjumë, me Can Karriqin, e kemi pasur fqinj”, tregoi e ëma te “Pa Gjurmë”.

Ndërkohë që xhaxhai i Ervis Martinajt, njeriu që denoncoi i pari zhdukjen e nipit të tij fajëson direkt Edi Ramën.

“Edi Rama na e ka dhënë mesazhin që në fushatën e vitit të kaluar, që i ka thënë se “i them atij drejtorit të basteve” dmth që atëherë na ka kërcënuar, se “ia dimë targën e makinës” e kështu dmth.

Unë e di zhdukjen e nipit tim, është kryeministri, organizatori është kryeministri Edi Rama me bandat e tij edhe me gjithë oligarkët që i kanë interesat nga bregdeti i jugut.

Ai është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Kundërshtarët politik e kanë eleminuar. Hasmi nuk të zhduk xhenazen”, shprehet Faik Martinaj.

/5pyetjet.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *