Suedia gjunëzohet përballë Turqisë, fillon dorëzimin e terroristëve

Suedia ka ekstraduar në Turqi personin e parë të dënuar për lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Ankaraja e konsideron një organizatë terroriste.

Mahmut Tat, i dënuari me gjashtë vjet e 10 muaj burg në Turqi, është sjellë në Stamboll dhe është dërguar në paraburgim. Tat kërkoi azil në Suedi në vitin 2015, por iu refuzua dhe së fundmi u ndalua nga policia suedeze.

Ky është hapi i parë konkret i Suedisë në zbatimin e memorandumit për anëtarësimin në NATO, të nënshkruar me Turqinë në qershor, i cili përfshin ekstradimin e personave të përfshirë në aktivitete terroriste.

Ekstradimi i Tat-as u bë dy ditë pas bisedimeve midis ministrave të jashtëm të Turqisë dhe Suedisë në prag të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht.

Ministri turk Mevlut Cavusoglu tha pas takimit se Ankaraja respekton synimin e vendosur të Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, por se pret hapa konkretë në zbatimin e marrëveshjes për ekstradimin e terroristëve në Turqi. /tesheshi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *