“Alarmet për bomba”, ngritët padi penale për veprën “terrorizëm”

Ministria për Punë të Brendshme (MPB), Sektori për luftë kundër terrorizmit, deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur padi penale ndaj një të mituri nga Shkupi, për kryerjen e veprës “terrorizëm”.

Gjegjësisht, i mituri i raportuar, i frymëzuar nga njoftimet e mëparshme për vendosjen e bombave në disa shkolla të mesme në territorin e qytetit të Shkupit, në periudhën prej datës 26.10.2022 deri më 02.11.2022, në rrjetet sociale ka vërejtur se mesazhet janë dërguar nga kompjuteri i tij personal, duke hyrë në rrjetin e internetit të një operatori telekomunikues, ka krijuar adresën elektronike të ofruesit konkret, përmes së cilës ka shkruar një mesazh kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese në katër shkolla të mesme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *