Veriu – largohet bomba e pashpërthyer nga ekipi i KFOR-it

Ekipet e deminimit të KFOR’it, kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar granatën e cila ishte gjetur në objektin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në pjesën veriore të Mitrovicës, ku gjatë ditës ka pasur shkrepje armësh e shpërthime, por nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës Veriore për mediumin në gjuhën serbe “Radio Kontakt Plus”.

Ndryshe, në objektin e KKZ-së janë hedhur dy mjete shpërthyese, njëra prej të cilave ka shpërthyer, ndërsa tjetrën, të pashpërthyer, tashmë e ka larguar KFOR-i dhe kanë pastruar zonën përreth,

Njësitet e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it sonte po bëjnë sigurimin e objekteve të KKZ-së në rrugën Kolashinska dhe pjesa e kësaj rruge nga drejtimi i urës së Ibrit është e mbyllur për qarkullim.

Policia e Kosovës në ndërkohë njoftoi se dëmtimi i zyrave të komisionit zgjedhor komunal në pjesën veriore të Mitrovicës është shkaktuar nga “të dyshuarit/grupet e maskuar të dhunshëm, të cilët kanë përdorur armë të rrezikshme, duke përfshirë edhe granata dore të prodhimit jugosllav”.

Ata saktësuan se PK-ja është duke punuar intensivisht në identifikimin e të dyshuarve dhe duke kryer hetime për kapjen e autorëve.

Policia e Kosovës ka mohuar deklaratatat e të ashtuquajturës së Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, duke treguar se ato janë të pavërteta dhe tendencioze. /Albanianpost.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *