Aggeler: Korrupsioni po pengon përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe po kërcënon rininë e këtij vendi

Ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler, ka mbajtur fjalim me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me ç’rast tha se korrupsioni vazhdon ta ndalojë zhvillimin ekonomik, social dhe arsimor.

Advertisement

“Në 20 vitet e fundit, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është rritur në autonomi, dukshmëri, burime dhe efektivitet në luftën kundër korrupsionit. Komisioni ka një zë të rëndësishëm të pavarur për të luftuar plagën që është korrupsioni sistemik. Nëpërmjet punës së tij, ai mund të jetë i dobishëm në ndryshimin e sjelljeve, pritshmërive, dhe numrin e këtij kanceri mbi njerëzit, shoqërinë, ekonominë e këtij vendi. Maqedonia e Veriut është një histori suksesi. Që nga pavarësia juaj 31 vjet më parë, ju jeni anëtarësuar në NATO; ju jeni në rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian; dhe ju keni ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme, multietnike në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, edhe sot, korrupsioni po pengon përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe po kërcënon pasurinë e saj më të madhe natyrore – rininë e këtij vendi”, deklaroi Aggeler.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *