“Për “Monstrën”: Ka bomba dhe se shërbimet sekrete e dinë kush janë vrasësit”

Edhe pse prokurorja Fatime Fetai është e bindur se të aluzuarit në çështjen “Monstra” për pesë vrasjet në Liqenin e Smilkovës janë fajtorë dhe kërkoi burgim të përjetshëm, avokati i tyre Naser Raufi beson se shërbimet sekrete e din kush janë vrasësit e vërtetë. – Besoj, vërtet besoj se ka bomba.

Unë gjithashtu besoj se shërbimet sekrete i din dhe i dinë akoma se kush janë vrasësit dhe fajtorët, mendoj se do të vijë dita dhe do të dihet se kush janë të përfshirë në këtë çështje. “Unë mendoj se dikush i ka ato bomba, por është e sigurt se ka një motiv tjetër pse nuk u jepen, një interes që ne si mbrojtje nuk mund ta dimë,” tha Raufi për TV 21. Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Sistemit Politik Artan Grubi, ndërkohë, nuk pranoi të komentonte mbi procesin dje, por tha se premtimi për një gjyq të drejtë dhe transparent ishte përmbushur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *